0Raundi i radhës i konsultimeve të Grupit të Punës për bashkimin e Rusisë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) filloi sot në Gjenevë. Pikërisht raporti i këtij Grupi dhe do të bëhet bazë e dokumentit përfundimtar të negociatave që po vazhdojnë prej 17 vjetësh. Pritet që puna për bashkërendimin e raportit të përfundojë në raundin tjetër të konsultimeve. Data e saktë e zhvillimit të tij nuk është përcaktuar ende. OBT bashkon në radhët e veta 153 shtete, të cilave u bien për pjesë 95% të vëllimit të tregtisë botërore.