0Partitë opozitare të Kosovës përshëndetën vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi njohjen si të paligjshme të zgjedhjes së miliarderit Behxhet Pacolli në postin e presidentit dhe i bënë thirrje atij të japë dorëheqjen, njoftojnë mjetet vendore të informimit masiv. Gjykata Kushtetuese pasi shqyrtoi ankesën e opozitës shpalli të hënën, se zgjedhja e Behxhet Pacollit president në mbledhjen parlamentare të 22 shkurtit ishte e paligjshme. Shumica e gjykatësve u pajtuan me mendimin, se gjatë votimit patën vend shkeljet, parregullsitë procedurale. Teksti i plotë i vendimit të gjykatës tani për tani nuk është publikuar. Mbetet e paqartë nëse ia vlen vallë të zhvillohet sërisht votimi në lidhje me kandidaturën e Pacollit apo të zgjidhet në postin e presidentit ndonjë politikan tjetër.