0Vëllimi i qarkullimit tregtar midis Rusisë dhe SHBA përbëri vitin e kaluar 28 miliardë $. Ky tregues është 8 miliardë më i vogël se ai i periudhës së parakrizës, tha Ambasadori i Federatës Ruse në SHBA Sergei Kisljak në forumin e përvitshëm në Uashington (World Russian Forum). Sipas fjalëve të tij, “kjo shumë është pak më tepër se gjysma e 1% të tregtisë së jashtme të SHBA dhe një pjesë fare e vogël e qarkullimit të jashtëm tregtar rus”. Ambasadori mendon se situatën do të mund ta ndreqë anulimi i amendamentit të Jackson-Vanik-ut, i miratuar që në vitet 70 të shekullit të kaluar, megjithëse shkaqet për të cilat u iniciua ai nuk ekzistojnë më që prej shumë kohësh.