Zëri i Rusisë Populli i Libisë duhet ta rrëzojë në mënyrë të mëvetësishme nga pushteti Muammar Gaddafin dhe jo me anë të ndihmës nga jashtë. Për këtë deklaroi në Londër përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar opozitar Guma El Gamati. Ai falenderoi komunitetin ndërkombëtar për ndihmën që jep në luftën kundër regjimit, por theksoi ndërkohë se të ardhmen e vendit libianët duhet ta ndërtojnë vetë. Gamati përjashtoi pjesëmarrjen në këtë proces të Gaddafit dhe pjesëtarëve të familjes së tij. “Populli këtë gjë nuk do ta lejojë kurrë”, - përfundoi ai.