0Disa qindra veta, kryesisht ish militantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), zhvilluan të martën në Prishtinë një aksion proteste kundër ndalimit të shokëve të tyre të armëve, njofton kanali televiziv kosovar RTK. 8 shqiptarë kosovarë mbi bazë të dyshimit për përfshirje në kryerjen e krimeve të luftës kundër serbëve kosovarë në vitin 1999 u ndaluan nga policia e Misionit ndërkombëtar të BE në Kosovë (EULEX) në mes të muajit mars. Ish militantët e UÇK-së si dhe aktivistët e organizatave joqeveritar, të cilët u bashkuan me ta, studentë dhe qytetarë të thjeshtë të Kosovës, e quajnë të paligjshëm arrestimin e bashkëluftëtarëve të tyre. Shumë nga ata deklarojnë, se EULEX nuk gëzon plotfuqishmëri të mjaftueshme për marrjen nën arrest të personave të dyshuar. Aksioni i protestës kaloi pa incidente.