0Sipas të dhënave të Amnesty International, në vitin 2010 numri i ekzekutimeve me vdekje në botë u reduktua me 187 raste në krahasim me vitin paraardhës. E megjithatë dënimi me vdekje me shfrytëzimin e karriges elektrike apo injeksionit vdekjeprurës, nëpërmjet pushkatimit, varjes në litar dhe bile prerjes së kokës u aplikua ndaj 527 personave, thuhet në njoftimin për shtyp (press release) të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Kinë, Iran, Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Jemen, në Arabinë Saudite, Liban, Siri, Somali dhe SHBA është fiksuar numri më i madh i ekzekutimeve me vdekje. Në lidhje me shembullin e fundit disa vëzhgues arrijnë në konkluzionin si vijon: demokracia nuk është aspak pengesë për karrigen elektrike. Duke komentuar këtë statistikë, Presidentja e Fondit Ndërrajonal rus të Bamirësisë për dhënien e ndihmës të burgosurve Maria Kannabih vuri në dukje: “- Shtetet më të mëdha nuk e fshehin këtë, ato bile e tregojnë në TV ekzekutimin me vdekje dhe shprehen se veprojnë në këtë mënyrë në përputhje me prirjet, dëshirën e popullsisë së vendit. Kina, për shembull, kështu lufton pa mëshirë me korrupsionin dhe mitëmarrjen, SHBA - kundër vrasjeve. Në këto vende i përmbahen mendimit, se një masë e tillë kaq e rreptë është plotësisht e justifikuar, efektive dhe nuk shkakton protesta në shoqëri. Unë në debate të ndryshme shprehem gjithmonë, se shteti nuk mund ti atribuojë vetes të drejtën e vrasjes së qytetarëve të vet, sado të tmerrshme, monstruoze që të jenë krimet e kryera nga ata. Dihet fort mirë, se rreptësimi i dënimit nuk ka çuar kurrë në reduktimin e numrit të shkeljeve të ligjit”, - shprehet me bindje Maria Kannabih. Që nga viti 1990 dënimi me vdekje është anuluar në rreth 40 vende të botës. Sado e çuditshme që të duket në vështrim të parë, mbetet fakt i pamohueshëm megjithatë, se nga aplikimi i dënimit me vdekje heqin dorë kryesisht vendet e Azisë, në një kohë kur fqinjët e tyre renditet në pozita pararojë përkatësisht numrit të ekzekutimeve. Gjatë kësaj, vë në dukje Amnesty International, në shumë shtete vendimet e dënimit me vdekje merren nga gjykata të njëanshme. Në Iran autoritetet pranuan zyrtarisht vitin e kaluar 252 dënime me vdekje, por, sipas të dhënave të Amnesty International, në këtë vend me vendim të gjykatave u është marrë jeta edhe rreth 300 të tjerëve. 14 prej tyre janë ekzekutuar publikisht. Ndërkohë Algjeria, Jordania, Kuvajti, Libani, Maroku, Tunizia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar u përmbajtën nga ekzekutimet e dënimeve me vdekje. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut përmendën Bjellorusinë, ku në mars të vitit të kaluar me vendim gjykate u pushkatuan 2 kriminelë. Megjithëse në gjithë pjesën tjetër të Evropës dënimet me vdekje nuk aplikohen që nga viti 2009. Nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura moratoriumi ndaj dënimit me vdekje vepron në Rusi, Kirgistan dhe Taxhikistan.