0Nënkryeministri i qeverisë së Federatës Ruse Sergei Ivanov do të ndërmarrë sot një vizitë pune në Suedi. Në përbërjen e delegacionit të kryesuar prej tij do të hyjnë gjithashtu Ministri i Komunikacionit Igor Shogolev dhe Kryetari i Vnieshekonom Bankës Vladimir Dimitriev. Anëtarët e delegacionit do të takohen me përfaqësuesit e qeverisë suedeze dhe biznesit me qëllim të diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin gjithpërfshirës. Të mërkurën është planifikuar zhvillimi i sesionit të 15 të Komitetit mbikëqyrës ruso-suedez për tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik.