Shkarko audiofailin

0Luftëtarët kundër narkotrafikut po bashkohen. Dy organizata - e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe “Colombo-Plan” - nënshkruan memorandumin për kundërveprimin ndaj rrezikut kërcënues të drogës. Në strukturën e “Colombo Plan”, e cila merret me zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve të Azisë dhe rajonit të Paqësorit, hyjnë 25 vende. Midis tyre është edhe Afganistani, nga territori i të cilit aktualisht përhapet në mbarë Europën gati pjesa më e madhe e heroinës së prodhuar atje. Të dyja organizatat e sipërpërmendura gjatë kohës së ekzistencës së vet kanë grumbulluar një përvojë mjaft të pasur si në luftën kundër rrezikut kërcënues të drogës, ashtu dhe ndaj krimit transkufitar. Dhe bashkëpunimi, fillimit të të cilit iu dha starti në takimin e zhvilluar në Moskë, duhet të bëhet produktiv, shprehet me bindje të plotë Sekretari i Përgjithshëm i OTSK Nikollai Bordjuzha. “- Ne mund të plotësojmë në mënyrë të ndërsjelltë njëri-tjetrin në luftën kundër rrezikut kërcënues të drogës. Në Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv funksionon për mrekulli pjesa ushtarake e kundërveprimit ndaj trafikimit ilegal të drogës, ndër të tjera zhvillimi i operacioneve në bashkëveprim të ngushtë me shërbimet speciale. Ndërsa në “Kolombo Plan” është organizuar mjaft mirë puna për krijimin e qendrave të rehabilitimit të njerëzve drogëmarrës”, - tha Nikollai Bordjuzha. Në lidhje me atë, se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm shpreh bindjen e vet edhe Sekretarja e Përgjithshme e organizatës “Colombo Plan” Dato’ Patricia Yoon-Moi Chia. Ajo vuri në dukje, se organizata e saj bën një punë të madhe në Afganistan, ku  “Colombo Plan” ka marrë nën patronazhin e vet rreth 70% të të gjitha qendrave rehabilituese që ekzistojnë në këtë vend. Fakti, se organizatat që merren me luftën kundër trafikimit të drogës po kërkojnë partnerë të rinj dhe po bashkohen, nuk të habit aspak. Sepse plantacionet afgane të lulekuqes së opiumit (hashashit) po bëhen një rrezik kërcënues në rritje për të gjitha vendet e Hemisferës Lindore. Ky problem mund të zgjidhet efektivisht vetëm në vetë Afganistan. Por partnerët natovianë, të përfshirë në operacionin ndërkombëtar në këtë shtet, nuk janë fort të interesuar për këtë, meqenëse amerikanët më tepër ruajnë veten e tyre, se sa zhvillojnë ndofarë operacionesh luftarake atje. Gjendja e mjerueshme ekonomike e Afganistanit bëhet shkas për prodhimin, praktikisht, legal të një vëllimi shumë të madh droge, i cili drejtohet për në Europë, meqenëse për njerëzit e thjeshtë ky është i vetmi mjet fitimi dhe ekzistence. Në qoftë se amerikanët do të fillojnë të ndërmarrin ndofarë veprimesh për likuidimin e plantacioneve të lulekuqes së opiumit, atëhere ata do të bëhen jashtëzakonisht të prekshëm, të cënueshëm. Në këto kushte bashkëpunimi i strukturave të tilla si OTSK dhe “Colombo Plan”, në të vërtetë, duket plotësisht i logjikshëm. Kombinimi i mjeteve ushtarake të luftës kundër kundër trafikantëve të drogës me programet e drejtuara për përmirësimin e gjendjes sociale të afganëve, ndoshta, do ti shërbejë ndryshimit të situatës në vektorin pozitiv.