Zëri i Rusisë Në Moskë me një turne treditor mbërriti trupa e Teatrit amerikan të Baletit, e cila do të debutojë në skenën e Teatrit Bolshoi. Vizita e trupës së famshme është organizuar në kuadrin e Festivalit të Mstisllav Rostropoviçit, që do të jepet në Moskë. Herën e fundit në Rusi Teatri amerikan i Baletit debutoi në vitin 1966. Në programin e tanishëm hyjnë 4 pjesë teatrale me një akt. Më i njohuri prej tyre është “Marinarët në breg” me muzikë të Leonard Bernsteinit u vendos në skenë në vitin 1944 dhe me të drejtë shërben kartvizitë për Teatrin amerikan të Baletit.