0Organizata e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe Organizata e zhvillimit social dhe ekonomik e Azisë dhe rajonit të Oqeanit Paqësor “Colombo Plan” janë të gatshme të luftojnë së bashku kundër rrezikut të drogës, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OTSK Nikollai Bordjuzha pas nënshkrimit në Moskë të memorandumit përkatës. Ai vuri në dukje, se në OTSK është e organizuar mirë njësia për luftën kundër trafikimit ilegal të drogës, kurse në “Colombo Plan”-puna për krijimin e qendrave të reabilitimit të personave drogëmarrës. Nga ana e vet, Sekretarja e Përgjithshme e organizatës “Colombo Plan” Dato' Patricia Yoon-My Chia vuri në dukje, se dokumenti i nënshkruar është kontakti i parë i këtij lloji me OTSK të Rusisë.