Shkarko audiofailin

Në Tbilisi nën drejtimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s javën e kaluar u zhvillua seminari në të cilin u diskutuan, në veçanti, tema të tilla si integrimi euro-atlantik i Gjeorgjisë. Seminari u zhvillua në kuadër të programit të miratuar në vitin 1990 dhe drejtohet për ingranimin e Europës Qendrore dhe Lindore në veprimtarinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në seminar morrën pjesë përfaqësuesit parlamentarë të 20 vendeve anëtare të Aleancës, Kreu i Misionit të vëzhguesve të BE në Gjeorgji Hansjörg Haber si dhe Kryetari i Asamblesë Karl Lamers. Duke hapur seminarin ai deklaroi, se, sipas mendimit të tij, tani “duket në mënyrë mëse të qartë progresi i arritur”. Por nëse mund të quhet vallë “progres” aventura e përgjakshme për asgjësimin e popullsisë së vet - osetinianojugore - e iniciuar nga Gjeorgjia në vitin 2008, Kryetari i parlamentarëve natoviane nuk sqaroi. Faktin, se kush është fajtorja e vërtetë e agresionit, e konfirmoi - megjithëse me kalimin e 1 vitit - Komisioni special i Bashkimit Europian. Por Blloku i NATO-s, i cili u detyrua të ngadalësojë disi procesin e afrimit me Gjeorgjinë, nuk e la “lojën” me personin e vet të favorizuar kaukazian - Mihaill Saakashvilin. Thelbi i saj konsiston në premtimet e vazhdueshme për ti mbajtur dyert e NATO-s përherë të hapura për Gjeorgjinë, në mosnjohjen e kufijve të rinj në rajon, në forcimin ushtarak të regjimit të Tbilisit, ingranimin e tij në operacionet e Aleancës, në veçanti, në Irak dhe Afganistan. Ja edhe në kuadër të seminarit në Tbilisi Karl Lamers shprehu “respektin” e vet përkatësisht përpjekjeve të Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO. Vërtet, jo rrallëherë këto përpjekje marrin forma mjaft të çuditshme. Për shembull, jo shumë kohë më parë, në lidhje me hapjen në shkollën e fshatit pranëkufitar me Osetinë e Jugut - Ergneti - të “këndit” të qendrës informative të NATO-s në Gjeorgji, ky fshat u shpall “zonë e NATO-s”. Drejtuesi i “qendrës” në fjalë Tengiz Gogotishvili shkoi akoma dhe më larg. Ai deklaroi, se çdo fshat në Gjeorgji është zonë e NATO-s. Në MPJ të Rusisë shprehën habi të madhe në lidhje me këtë. Pavell Zollotariov, eksperti i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë, mendon se “lojrat” e NATO-s me Gjeorgjinë nuk kanë përfunduar: “- Duke marrë parasysh faktin, se amerikanët kanë megjithatë njëfarë përgjegjësie morale përpara Gjeorgjisë, nuk duhet lënë në harresë edhe ndihma aktive që u është dhënë dhe vazhdon tu jepet atyre në Afganistan dhe Irak nga Tbilisi. Deklaratat mbi atë, se dyert për Gjeorgjinë do të jenë gjithmonë të hapura në NATO, sigurisht, që do të vazhdojnë”, - thotë Pavell Zollotarjov. Kreu i Misionit të vëzhguesve të BE në Gjeorgji Hansjörg Haber në fjalën e vet mbajtur në seminarin e zhvilluar në Tbilisi propozoi të “përsiatet” mbi atë, se në ç’mënyrë duhet ti ndërtojë Gjeogjia marrëdhëniet e veta me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut sikur të mos ekzistonte Rusia, ndërsa marrëdhëniet me Rusinë sikur të mos ekzistonin Abkhazia me Osetinë e Jugut. Çfarë është kjo - edhe një “lojë” tjetër, por kësaj here e iniciuar nga Bashkimi Europian?