Zëri i Rusisë Universitetet e Rusisë zgjerojnë lidhjet e veta me universitetet e Spanjës, Portugalisë dhe Amerikës Latine. Disa dhjetra marrëveshje planifikohet të nënshkruhen në forumin që do të hapet në Moskë me pjesëmarrjen e rektorëve të këtyre vendeve, njoftoi Rektori i Universitetit Shtetëror të Moskës Viktor Sadovniçi. Në veçanti, në universitetin moskovit do të krijohet Qendra Iberoamerikane, ku mund të studiohet gjuha, kultura dhe arti i vendeve spanjishfolëse. Mendohet të bien dakort për njohjen e ndërsjelltë të diplomave, këmbim më aktiv të profesorëve, studentëve dhe programeve të përbashkëta shkencore.