Zëri i Rusisë Kompania japoneze Tokyo Electric Power Compani-operatore e lelektrostacionit atomik “Fukusima-1” u kërkoi ndihmë korporatave franceze të degës atomike “AREVA S.A” dhe “Electricite de France”. Për këtë njoftoi sot në eterin e radiokomanisë RTL Ministri i industrisë i Francës Eric Besson. Ai nuk dha hollësi për sa i përket karakterit të ndihmës së kërkuar. Të dy operatorët francezë të degës atomike më parë me iniciativën e vet i dhanë Japonisë 130 ton ngarkesa, në veçanti, robotë, të aftë të punojnë në elektrostacion  në kushte avarie. Ministri e karakterizoi situatën në elektrostacionin atomik në Japoni si kritike.