Zëri i Rusisë Ankaraja është gati për misionin ndërmjetës të ndërprerjes së luftimeve në Libi, njoftoi në intervistën e vet për gazetën britanike “The Guardian” Kreu i qeverisë së Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Sipas fjalëve të tij, Ankaraja tani për tani po zhvillon negociata në lidhje me këtë temë si me qeverinë e liderit liban Muammar Gaddafi, po ashtu dhe me Këshillin Kombëtar (opozitën libane). Erdogan vuri në dukje, se në Libi po bëhet luftë civile, dhe është mëse e domosdoshme që ti jepet fund atje. Vazhdimi i konflitkit do të sjellë në shkatërrimin e gjithë popullit liban dhe do të ketë ndikim jo vetëm në Libi, por edhe në vendet, të cilat organizuan ndërhyrjen, u shpreh Kryeministri turk.