Zëri i Rusisë Hidrocentralit Sangtudinsk-2 i ndërtuar në Taxhikistan me mjete financiare iraniane do të vihet në punë në shtator të këtij viti, njoftoi Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad gjatë vizitës joformale të Presidentit të Taxhikistanit Emomali Rahmon në Teheran dhe Mshhed. Në kuadrin e marrëveshjes ndërqeveritare pala iraniane financoi për ndërtimin e hidrocentralit “Sangtudinsk-2” 3/4 e vleftës së përgjithshme të projektit, duke i siguruar vetes të drejtën monopole për furnizim me energji elektrike gjatë 12 vjetësh e gjysëm.