Zëri i Rusisë Rusia është e gatshme për të ofruar ndihmë në rindërtimin e objekteve të infrastrukturës në Afganistan, të ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik. Ato janë 142, njoftoi në interveistën e vet dhënë agjencinë informative “Interfaks” Përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për Afganistanin Zamir Kabullov. Duke folur për projektet e tjerë në rajon, ai njoftoi, se Rusia mund të financojë rreth 500 milionë dollarë në projektet e furnizimit me energji elektrike nga Azia Qendrore dhe Jugore. Fjalë bëhet për atë, se në hidrocentralet në Taxhikistan prodhohet energji e tepërt, që mund të eksportohej në Afganistan dhe më tej në Pakistan, sqaroi ai.