Zëri i Rusisë Shkak i rritjes së nivelit të rrezatimit radioaktiv në bllokun e dytë energjetik të elektrostacionit atomik japonez “Fukushima-1” u bë shkrirja e pjesshme e lëndës djegëse, siç mendohej më parë. Qeveria e japonisë nuk e di, se sa do të vazhdojë procesi i shkrirjes. Specialistët, që bënë ngrirjen, njoftuan, se niveli i rrezatimit radioaktiv në ujë në reaktorin e dytë e tejkalon normën me 10 milionë herë. Por më vonë këto të dhëna u konsideruan si të gabuara. Aktualisht njoftohet, se niveli i rezatimit radioaktiv është tejkaluar me 100 mijë herë. Në një sërë rajonesh të Japonisë elementë radioaktivë janë evidentuar në ajër, ujin e detit dhe atë të pijshëm, si dhe produktet ushqimore.