Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse do të takohet me bashkëpounëtorët e Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ), të cilët morën pjesë në operacionin kërkimoro-shpëtues në Japoni. 160 specialistë rusë punuan në këtë vend për një javë. Gjatë kësaj kohe ata gjetën më shumë se 100 trupa njerëzish të pajetë. Ata punuan në kushte të vështira klimatike dhe rrezatimit radioaktiv. Sipas fjalëve të zëvendës shefit të njësisë së MSJ, shpërtuesit rusë nuk kanë marrë ekspozim rrezatimi radioaktiv.