Zëri i Rusisë Mbledhja e parë e komisionit ruso-amerikan për aplikimin e Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) do të zhvillohet të hënën në Gjenevë. Palët do të diskutojnë çështjet teknike, sqaruan në përfaqësinë e përhershme të Rusisë pranë OKB-së. Më 22 mars Moska dhe Uashingtoni filluan këmbimin e të dhënave për forcat strategjike. Palët, në veçanti,  dëshmuan për avionët e vet bombardues. Siç njoftoi Ndihmës amerikanja e shtetit Rose Gottemoeller, amerikanët e konsiderojnë Traktatin si urë lidhëse për reduktimin e mëtejshëm të arsenaleve bërthamorë të të dy vendeve.