Zëri i Rusisë Arabia Saudite i propozon Rusisë koordinimin e ngushtë të politikës në Lindjen e  Mesme dhe në Afrikën Veriore në lidhje me trazirat me përmasa të gjera që kanë përfshirë këto rajone, thuhet në mesazhin personal të Mbretit të Arabisë saudite Abdalla, të cilin ia dorëzoi Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev Kreu i MPJ të mbretësisë, Princi Saud al-Faisal. Nga ana e palës ruse u shpreh preokupim serioz në lidhje me rritjen e theksuar të tensionit në këtë rajon të botës. U vu në dukje, se popujt e vendeve të përfshira nga vala e aksioneve masive të protestës, duhet të përcaktojnë vetë rrugët e zhvillimit të tyre të mëtejshëm.