Zëri i Rusisë Takimi tjetër i vendeve pjesëmarrëse në operacionin ushtarak në Libi do të zhvillohet në Londër më 29 mars. Këtë e konfirmoi Presidenti i Francës Nikola Sarkozi, duke marrë fjalën në samitin e BE-së në Bruksel. Sarkozi nuk përjashtoi faktin, se Franca dhe Britania e Madhe do të dalin me iniciativa të reja në lidhje me Libinë. Sipas fjalëve të liderit francez, rregullimi i krizës libane me mjete ushtarake është i pamundur, sepse nevojiten përpjekje politike dhe diplomatike.