Zëri i Rusisë Lëvizja radikale palestineze HAMAS i bëri thirrje OKB-së të arrijë ndërprerjen e sulmeve izraelite në sektorin e Gazës, shkruan gazeta “Ha’aretz”. HAMAS i bëri thirrje gjithashtu Ligës së Shteteve Arabe të ndërmarrë masa urgjente, për ndërprerjen e agresionin izraelit. Përfaqësuesi i lëvizjes deklaroi, se nuk duhet ti lejohet Izraelit të shfrytëzojë situatën destabilizuese në rajon, për të vrarë palestinezët. Gjatë një jave situata në kufirin e sektorit të Gazës ishte shumë e tensionuar, u shpeshtuan goditjet raketore të territorit izraelit dhe goditjet hakëmarrëse të Izraelit ndaj kësaj enklave.