Zëri i Rusisë Operacioni ajror i NATO-s për garantimin e zonës së ndalim fluturimit në Libi do të fillojë këto ditët e afërta. Këtë informacion e konfirmoi Përfaqësuesja zyrtare e aleancës Oana Lungesku. Përfaqësuesi ushtarak i monitorimit Jeffry But deklaroi, se për këtë do të nevojiten 48 orë. NATO të enjten mori vendimin e kryesimit të operacionit për sigurimin e zonës së ndalim fluturimit në Libi, e cila do të fillojë në kuadrin e operacionit të koalicionit që po zhvillohet aktualisht  “Odissea.Agim”. Me kalimin e kohës ky operacion mund të kalojë nën drejtimin e strukturave të stafit të NATO-s.