Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse priti në Kremlin Ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite Princin Saud al Feisal. Gjatë takimit me palën ruse ishte i paranishëm Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov dhe Ndihmës presidenti Sergei Prihodko. Saud al Feisal i dorëzoi Dimitri Medvedievit një mesazh personal nga Mbreti i vendit. Gjatë takimit u diskutua situata në Lindjen e Mesme. Në vigjilje të këtij takimi Dimitri Medvediev zhvilloi negociata me Presidentin e Palestinës Mahmud Abbas dhe Kryeministrin e Izraelit Beniamin Netanjahu.