Zëri i Rusisë Para fillimit të lojrave të vitit 2014 në Sochi Pishtari olimpik do të bëjë një udhëtim nëpër vend. Siç njoftoi Presidenti i Komitetit Organizativ Dimitri Çernishenko, stafeta nga Lindja e Largët deri në kufijtë perëndimorë do të bëhet nëpërmjet 9-të brezave të orës në vend. Pishtari olimpik do të çohet në pikën më të lartë të Europës, malin Elbrus dhe në thellësinë më të madhe në botë Liqenin me ujë të ëmbël Bajkal në Siberi. Organizatorët nuk përjashtojnë faktin, se Pishtari olimpik do të shkojë dhe në kozmos. Në një kapsulë speciale ai planifikohet të shkojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) dhe pastaj të kthehet në Tokë.