Zëri i Rusisë Festa tradicionale “Dita e laraskave” e popujve autoktonë të Veriut të paktë në numur aktualisht do të kremtohet zyrtarisht në fillim të prillit. Fillimisht “Ditën e laraskave”, ose “Dita e Mëmës Perëndeshë” festohej ditën e kthimit të laraskave, sorrave. Kjo ngjarje shënon ardhjen e pranverës, pasi këta lloj zogjsh kthehen të parët dhe fillojnë të ndërtojnë fole. Këtë ditë shtrohen tryeza festuese, konkurse muzikore, gara të matjes së forcës dhe shkathtësisë, kurse të rinjtë zgjedhin nuse dhe të dhëndurrë. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre ritualeve është ruajtur deri në ditët e sotme.