Zëri i Rusisë Rusia përgatiti 65 mijë tonët e parë të qymyrgurit për garantimin me energji elektrike në Japoni, që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami. Gjithsej nga vendburimi Kuzbass dhe Hakasia (Siberi) do të dërgohen 125 mijë ton. Furnizimet do të realizohen me anë të hekurudhës deri në portin Vanino në bregdetin e Oqeanit Paqësor dhe që andej me anë të anijeve të specializuara do të transportohen për në Japoni.