Zëri i Rusisë Tatarstan (Pjesa qendrore e Federatës Ruse, vendi i bashkimit të lumenjve –Vollga dhe Kama) synon të nxjerrë bono islame (sukuk) prej 100-200 milionë dollarësh, të cilat do të hidhen në tregjet e Malajzisë dhe Luksenburgut. Bonot islame dalin në Rusi për herë të parë. Mjetet e përftuara nga hedhja e sukuk do të shkojnë për realizimin e projektit afatgjatë të infrastrukturës. Sipas të dhënave të Bloomberg, vëllimi i obligacioneve islame për këtë vit mund të përbëjë 31 miliardë dollarë. Interesi për financa islame në botë është rritur shumë për shkak të krizës financiare.