Zëri i Rusisë A rrezikohet vallë Europa nga sulme terroriste për shkak të ndërhyrjes në Libi? Disa orë para fillimit të operacionit “Odissea. Agim” shërbimi special britanik MI-5 u shpërndau kolegëve të vet nga Italia, Franca SHBA-s, dhe aleatëve të tjerë në NATO një paralajmërim. Në bisedimet e përgjuara midis shtetasve libanë, që jetojnë në Britaninë e Madhe, bëhej fjalë për aksione në mbështetje të regjimit të Gaddafit. Përveç bisedave të përgjuara, ekzistojnë dhe të dhëna për përgjimin e objekteve, dhe fotografi të tyre. Të dyshuarit diskutojnë për domosdoshmërinë e luftës, për “veprime kundër neokolonializimit”. Çfarë është kjo gjë? Rreziku real i shpërthimit të terrorizmit ndërkombëtar? Në kohën e vet një situatë e tillë u krijua, kur u bënë bombardime në Bagdad. Atëhetë gjithashtu ekzistonte rreziku i sulmeve terroriste, por kjo gjë nuk ndadhi. Edhe Gaddafi nuk do të fillojë luftën në Europë, mendon gazetari gjerman Aleksandër Rar: “Aktualisht ai përpiqet të shpëtojë veten e vet. Kjo situatë për të është shumë e vështirë. Kështu që ai nuk mund të merret me terror. Në qoftë se do të ndërmarrë ndonjë tulm, Perëndimi thjesht do të dërgojë trupa në Libi. Por tashmë trupa tokësorë. Ai e kupton mirë këtë gjë. Ka shumë mundësi se Gaddafi do të djegë puset e naftës, që ato të mos bien në duart e korporatave të huaja, të cilat nëpërmjet kryengritësve dëshirojnë të ndryshojnë gjndjen ekonomike të industrisë së naftës në vend”, u shpreh gazetari. Gazetari italian Julietto Ceza mendon, se shërbimet speciale dizinformojnë me qëllim për planin e libanëve, që jetojnë në Britani: “Kjo, sigurisht, që është tregues i vështirësive të caktuara, që përjeetojnë në Britaninë e madhe dhe Francë. Ata, mesa duket, ishin të sigurt, se Gaddafi do të dorëzohej ose do ta vrisnin gjatë disa orëve. Por kjo gjë nuk ndodhi, Gaddafi ka ushtrinë e vet, ka njerëz, të cilët luftojnë për të. Ai nuk është njeri i humbur. Ata shikojnë rrezik politik të asaj, se i gjithë operacioni ushtarak do të dështojë, dhe pikërisht prandaj aktualisht dëshirojnë të trembin publikun në Perëlndim. Gaddafi e di shumë mirë, se çfarë vështirësish do të ketë në qoftë se do të sulmojë superfuqitë perëndimore, dhe prandaj nuk do të ndërmarrë sulme terroriste. Ka shumë informacion dyshues, i cili vjen nga Londra. Unë nuk e besoj këtë informacion”, u shpreh gazetari italian. Për Europën më frikshme se sulmet terroriste është ardhja e emigrantëve ilegalë afrikanë, të cilëve Gaddafi nuk i lejoi të largohen sipas marrëveshjes me Italinë. Po ashtu një marrëveshje të tillë bëri me Francën për territorin e Tunizisë Ben Ali. Aktualisht miliona emigrantë kalojnë nga Libia për në Tunizi, dhe qindra mijëra, me siguri, do të shkojnë deri në Europë. Situata në këtë rast do të keqësohet më tepër.