Zëri i Rusisë Kryeministri i Federatës Ruse do të zhvillojë mbledhjen e komisionit qeveritar për kontrollin e investimeve të huaja. Planifikohet të shqyrtohen 12 kërkesa. Siç theksojnë në kabinetin e ministarave, për përmirësimin e klimës investituese në Rusi qeveria po ndërmerr masa për reduktimin e pengesave administrative në këtë sferë. Në veçanti, është përpunuar paketa e amendamenteve në legjislacion, që lehtëson punën e derdhjes së kapitalit të kompanive të huaja dhe personave fizikë  në sfera të tilla, si industria ushqimore dhe mjekësore, sektori bankar, shfrytëzimi i nëntokës.