Zëri i Rusisë NATO do të kryesojë operacionin ushtarak ndërkombëtar në Libi. Këtë vendim e aprovuan të gjithë 28 vendet anëtare të aleancës në mbledhjen në Bruksel. Siç theksoi Sekretari i përgjithshëm Andres Fogh Rasmussen, tani për tani NATO do të merret veçanërisht me sigurimin e zonës së ndalim fluturimit. Ndërkohë BE ndërmori një sërë sanksionesh shtesë kundër regjimit të Muammar Gaddafit. Ato parashikojnë bllokimin e llogarive të tij bankare dhe ndalimin e importit të naftës dhe gazit liban, që i heq Tripolit mundësinë e hyrjes së valutave kryesore në vend.