Zëri i Rusisë Në vitin 1981 President i Francës u bë Lideri i Partisë Socialiste François Mitterrand.

Në të ngrënë Mitterrand vlerësonte, para së gjithash, ushqimin e thjeshtë e të lehtë. Nuk i duronte dot zbukurimet e tepërta dhe ishte kundër gjithfarë gjërave të stisura e të stërholluara. Po ashtu si dhe në kohërat e mëparshme menuja e drekave dhe darkave nuk diskutohej asnjëherë paraprakisht me Presidentin. Mitterrand duhej të hante atë që i përgatiste kryekuzhinieri.

Gatimi për të duhej të bëhej në përputhje me udhëzimet e dietologut presidencial. Siç kujton kryekuzhinieri Joel Normand, menutë e kësaj natyre ishin të thjeshta, jo të komplikuara dhe përgatitja e tyre nuk kërkonte përpjekje të veçanta. Kështu, në një nga drekat e zakonshme François Mitterrand iu servirën: midhje me salcë qepësh, eskallop salmoni i pjekur në skarë dhe fruta të ndryshme. Ndërsa për mysafirët e tij u përgatitën: sallatë me bishtaja jeshile dhe speca të ëmbël, eskallop salmoni me garniturë perimesh, dhjathë, dardha të pjekura në karamel.

Por François Mitterrand nuk mund të quhej kurrsesi person i adhuruar prej kuzhinierëve të Pallatit Elysée. Por edhe ai vetë mbante ndaj kuzhinierëve një qëndrim shumë të ftohtë.

Mitterrand nuk ishte ndonjë qefli i madh të ngrënash, meqenëse mjekët nuk i lejonin atij të hante mjaft gjëra. Shumë shpej Presidenti filloi të shprehë fare hapur pakënaqësinë e vet në tavolinë, duke u ankuar për cilësinë e drekave dhe darkave të veta. Ai vinte në dyshim freskinë e produkteve. Nuk i pëlqente mënyra se si i shërbehej mysafirëve të tij në tryezë. Mitterrand nuk e duronte dot kur atij ia servirnin gatimin të gjithin në tavolinë, meqenëse preferonte ta merrte porcionin e vet në pjatë, siç veprohet zakonisht në restorante.

Përveç kësaj, Presidenti nuk dëshironte të pajtohej kurrsesi me dietën që i imponohej atij nga mjekët. François Mitterrand pëlqente jashtë mase purenë me mëlçi pate (foie gras), gjë kjo që nuk përkonte aspak me menunë dietike të rekomanduar për të. Mitterrand preferonte shumë mishin e pjekur në skarë me gjak, pëlqente jashtë mase entrecôte (mishin mes brinjve) dhe mishin e qengjit (dashit). Ishte shumë i apasionuar ai edhe pas prodhimeve të detit (fruits de mer). I pëlqenin pa masë atij veçanërisht karavidhet (lobster) e pjekura në skarë.

0Pavarësisht nga indiferenca e tij ndaj kuzhinës së Pallatit, më 3 prill të vitit 1987 François Mitterrand e dekoroi megjithatë kryekuzhinierin e vet Joel Normand me Urdhërin e Meritave (Ordre du Mérite). Mbi faktin e marrëdhënieve aspak të mira, që u krijuan midis presidentit dhe kuzhinierëve të Pallatit Elysée, dëshmojnë fjalët e shprehua nga Joel Normand: “Ne ishim gati të dëshpëruar se që këtej e tutje në detyrimet tona hynte tashmë edhe përgatitja e tavolinave private të Presidentit. Për bashkëshorten e tij, përkundrazi, një gjë e tillë ishte shumë më e preferueshme, e këndshme për tu përgatitur. Ajo nuk ishte nazelie në të ngrënë dhe sillej në mënyrë shumë më të natyrshme se sa Mitterrand”.