0Më tepër se 15 mijë veta protestuan sot kundër samitit të BE në Bruksel. Ndodhën edhe përleshje me policinë, e cila vuri në përdorim gjatë shpërndarjes së demonstruesve zorrat e ujit dhe gazin lotsjellës. Protestuesit nuk arritën dot të çanin në godinën e zhvillimit të samitit. Njerëzit në rrugë i nxorrën sindikatat me qëllim që të mos lejohej miratimi nga samiti i “Paktit për euron”. Ky dokument parashikon masat për reduktimin e shpenzimeve sociale në të gjitha vendet e Europës me qëllim të rritjes së aftësisë konkurruese të ekonomisë, sigurimin e rritjes së saj dhe numrit të vendeve të punës.