0Kampionati Botëror i patinazhit artistik në akull do të zhvillohet në Moskë në nivelin më të lartë, deklaroi kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e qeverisë. Ai urdhëroi të krijohet në afate sa më të shkurtra komiteti organizativ për përgatitjen e Kampionatit Botëror, i cili do të zhvillohet në Moskë më 25 prill. Putin falenderoi Federatën Ndërkombëtare të Patinazhit për zgjedhjen e bërë në favor të Rusisë. Ai kujtoi, se për të drejtën e zhvillimit të Kampionatit Botëror të patinazhit artistik në akull, të cilin Japonia nuk mundi ta zhvillonte për shkak të tërmetit shkatëritar që e tronditi atë, me Rusinë rivalizuan Kanadaja, Franca, Austria dhe Finlanda.