0Rusia shpreh shqetësim serioz në lidhje me mënyrën e plotësimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Libisë, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Llukasheviç. “Megjithë mospranimin e veprimeve të dhunshme që ushtrohen nga ana e udhëheqjes së Libisë, Rusia nuk e fsheh preokupimin e vet edhe nga mënyra se si po vendoset “zona e ndaluar për fluturimet” mbi territorin e këtij vendi”, - tha ai. Sipas fjalëve të tij, përdorimi jo selektiv i aviacionit prej vendeve që dolën vullnetare të plotësojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është e mbarsur me rrezikun e shkaktimit të viktimave të shumta në mes të popullsisë paqësore.