0Në Rusi është ndaluar importimi i produkteve ushqimore nga 4 rajone të Japonisë. Siç njoftoi Kryemjeku sanitar i vendit Genadi Onishenko, një masë e tillë është e lidhur me evidentimin në Japoni të produkteve të ndotura nga rrezatimi radioaktiv pas avarisë që ndodhi në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”, e cila çoi në çlirim rrezatimi. Ky ndalim përhapet mbi prefekturat Fukushima, Ibaraki, Tochigi dhe Ganma. Transportuesve ajrorë rusë u është ndaluar furnizimi me ushqim dhe ujë për pasagjerët në Tokio.