0Dëmi  që iu shkaktua vendit nga tërmeti dhe cunami pranë brigjeve të Japonisë më 11 mars përbën gati 200 miliardë $, mendon qeveria e vendit. Ajo vë në dukje, se dëmi i shkaktuar nga tërmeti në Kobe në vitin 1995, i cili deri para pak kohësh quhej si më i fuqishmi, ishte 2 herë më i vogël. Ekspertët i druhen asaj, se humbjet e mëdha ekonomike mund ti detyrojnë autoritetet të rrisin vëllimin e huave, gjë kjo që do të çojë edhe në keqësimin e gjendjes financiare të Japonisë. Veçanërisht i lartë është propabiliteti i zgjerimit të programit të huamarrjeve për financimin e projekteve ndërtuese.