Koreja e Jugut filloi sot manovrat stërvitore ushtarake me përmasa të gjera, kushtuar përvjetorit të fundosjes së korvetës koreanojugore “Çhonan” (“Cheonan”) më 20 mars të vitit 2010. Në këto manovra, të cilat po zhvillohen në rajonin e qytetit Phoçhon (Pocheon) në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut, marrin pjesë tanket, teknika e blinduar, artileria, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë. Të hënën Koreja e Jugut filloi edhe manovrat një-javore stërvitore ushtarako-detare gjithashtu kushtuar përvjetorit të fundosjes së korvetës koreanojugore. Seuli e akuzon Phenianin për pasjen gisht në fundosjen e anijes, në bordin e së cilës ndodheshin 46 marinarë. Pheniani i hedh poshtë në mënyrë kategorike këto akuza.