Shkarko audiofailin

0Bombardimet e Libisë po vazhdojnë tashmë që prej një jave, por ata që marrin pjesë në operacionin ushtarak nuk kanë as një udhëheqje të vetme, as perceptimin strategjik të qëllimeve të këtij aksioni. Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk nxiton të marrë mbi vete përgjegjësinë për veprimet ushtarake atje. Tentativa e radhës për dorëzimin e mandatit mbi drejtimin e operacionit “Odyssey Dawn” NATO-s u ndërmorr të mërkurën. Por në marrëveshje nuk u arrit dot për këtë. Është diçka paradoksale, por fakt megjithatë, se Aleanca, anëtarët e së cilës po bombardojnë aktualisht territorin e Libisë, nuk merr pjesë në sigurimin e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libi dhe në veprimet ushtarake për mbrojtjen e popullsisë paqësore të këtij vendi. Mbi shkaqet e një gjendjeje të tillë të punëve tregoi në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Zv/drejtori i Institutit rus të Afrikës Leonid Fituni: “- Në vendet e NATO-s nuk evidentohet unitet përkatësisht çështjes që ka të bëjë me veprimet ushtarake në Libi dhe në lidhje me atë, nëse ia vlen të zhvillohen, në përgjithësi, ato apo jo. Në shumë gjëra situata është fort e ngjashme me atë irakiane. Domethënë, kur të gjithë shprehen se Gaddafi nuk është njeri i mirë dhe se ai duhet hequr qafe. Pikërisht kështu ndodhi edhe me Sadamin. Në këtë rast lind natyrshëm pyetja: se në ç’masë janë të gatshëm apo nuk janë të gatshëm këta ose ata liderë politik të shkelin parimet që i trumbetojnë me të madhe nga tribunat”, - tha Leonid Fituni. Shumë anëtarë të NATO-s i preokupon perspektiva e operacionit tokësor në Libi. Një pozitë të veçantë zë Turqia, e cila deklaroi se ushtarët e saj nuk do të luftojnë kurrë me popullin libian. Nuk synojnë të zenë pozitë prej lideri edhe SHBA. Megjithëse njëfarë koordinimi i caktuar me shtabin amerikan në Gjermani dhe po realizohet aktualisht, Shtëpia e Bardhë tashmë deklaroi se ka ndërmend të japë dorëheqjen nga ky mision. Amerikanët, duket fare qartë, se nuk nguten të marrin mbi vete përgjegjësinë edhe për një luftë tjetër. Atyre u leverdis më tepër sanksionimi i përgjegjësisë kolektive, prandaj SHBA po lobojnë aktivisht dorëzimin e komandës NATO-s. I gjithë problemi konsiston në atë, se SHBA kanë ngecur keq në Afganistan dhe Irak dhe, duke gjykuar nga të gjitha, për një kohë të gjatë. Në botën myslimane kjo shkakton nervorizëm të madh. Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndërmend të diskutojë situatën e krijuar në Libi pas fillimit të bombardimeve. Fjalë bëhet mbi plotësimin e rezolutës № 1973, të miratuar një javë më parë, e cila parashikon vendosjen e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libi dhe masat për mbrojtjen e civilëve. Në Moskë mendojnë se plotësimi i kësaj rezolute ka dalë përtej kuadrit të parashikuar nga dokumenti në fjalë. Presidenti Medvediev theksoi në mënyrë të veçantë, se miratimi i çfarëdo rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të drejtohet për ndalimin e luftës civile, moslejimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe vrasjen e popullsisë paqësore. Po në këtë frymë u shpreh edhe udhëheqja e Kinës. Kështu që diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së premtojnë të jenë të nxehta.