0Rrugët e rifillimit të dialogut palestinezo-izraelit do të diskutojnë sot në Moskë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu. Më parë Ndihmësi i Presidentit rus Sergei Prihodko nuk përjashtoi mundësinë e ngrirjes nga Tel Aviv të veprimtarisë ndërtuese të pikave hebree të banimit në territoret e okupuara në lidhje me trazirat masive dhe prirjet revolucionare aktuale në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Ndërtimi aktiv i pikave të sipërpërmendura në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan është pengesa kryesore për dialogun e drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Autonomisë Palestineze.