0Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë sot konsultimet për situatën në Libi. Raportin mbi udhëtimin nëpër vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore do të duhet ta mbajë në to Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. Një sërë shtetesh, ndër të cilat edhe Rusia, Kina, India, bëjnë thirrje për ndalimin imediat të zjarrit. Në vigjilje Presidenti Dimitri Medvediev konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të dalë në rolin e ndërmjetëses në çështjen e rregullimit të konfliktit me mjete paqësore. Ndërkohë sulmet ajrore mbi Tripolin po vazhdojnë. Sipas njoftimeve të kanalit televiziv “Al-Jazeera”, nën goditjet e masivizuara të aviacionit u ndodhën objektet civile. Agjencia Informative Shtetërore “Jana” njofton për një numër të madh viktimash.