0Presidenti i Jemenit mund të japë dorëheqjen që në fund të vitit 2011. Për këtë deklaroi vetë Ali Abdalla Saleh, i cili drejton vendin që prej 32 vjetësh. Në të njëjtën kohë Saleh e paralajmëron opozitën: në qoftë se ajo do të tentojë ti çajë rrugën vetes drejt pushtetit me anë të grushtit të shtetit, vendin atëhere e pret “lufta gjakderdhëse civile”. Trazirat antiqeveritare filluan në Jemen në muajin shkurt. Pjesëmarrësit e demonstratave kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit. Situata u acarua akoma dhe më shumë atje të premten e kaluar: demonstratën e radhës në Sana e shpërndau me forcë policia, si rezultat i vdekjen 50 veta. Pas kësaj në anën e demonstrantëve kaluan dhjetra mbështetës të autoritetshëm të Salehut, midis të cilëve oficerë dhe komandantë brigadash. Ministri i mbrojtjes i Jemenit nxitoi të deklarojë se ushtria vazhdon ta mbështesë, si dhe më parë, Presidentin. Vetë Kryetari i shtetit shpalli mbi vendosjen e situatës së jashtëzakonshme në vend. Pozita e Presidentit aktual ndërlikohet akoma dhe më shumë nga vetë fakti, se kundër tij janë ngritur fiset që luajnë në Jemen një rol jashtëzakonisht të madh. Hashed, konfederata më të fuqishme fisnore e vendit, në të cilën hyn edhe fisi i vetë Salehut, deklaroi se Kryetari i shtetit duhet ti vërë veshin kërkesave të popullit dhe të largohet në mënyrë paqësore nga posti i vet. Por janë jo të paktë në numër edhe mbështetësit e autoriteteve aktualisht vepruese, kështu që edhe të parët, edhe të dytët tashmë kanë rrokur armët. Por në të njëjtën kohë liderët e opozitës deklarojnë, se nuk kanë ndërmend të veprojnë me metoda force, dhune. Mundësia e rënies së regjimit në Jemen e shqetësoi Uashingtonin. Për këtë deklaroi Ministri i mbrojtjes i SHBA Robert Gates. Sipas mendimit të analistëve, shkaku i këtij shqetësimi konsiston në atë fakt, se Saleh nuk ka një pasues evident. Për këtë arsye SHBA dhe Arabia Saudite i druhen kaosit që mund të lindë në vend pas largimit të tij nga pushteti. “Skenari libian” në Jemen s’ka propobilitet të përsëritet, mendon Drejtori i Institutit rus të Afrikës Aleksei Vasiljev: “- Së pari, në Jemen pothuajse nuk ka fare naftë. Kurse në Libi rezervat e kësaj lënde hidrokarbure janë shumë të mëdha, ndërsa kjo përcakton tashmë gjithçka. Së dyti, me zgjidhjen e fatit të Jemenit do të merren konfederatat e fiseve të mëdha, kështu që nuk mund të ketë kurrfarë varianti libian të zhvillimit të ngjarjeve në këtë vend. Mund të ketë vend varianti i shpërthimit të luftës civile. Por kjo gjë nuk prek në mënyrë direkte interesat e SHBA”, - tha Aleksei Vasiljev.