Parlamentarët rusë u bashkuan me kërkesat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndërprerjen urgjente të dhunës në Libi. Ata gjithashtu e propozojnë Rusinë në rolin e ndërmjetëses për zhvillimin e negociatave paqësore, thuhet në vendimin “Mbi situatën në Libi”, të miratuar nga deputetët. Që nga mesi i shkurtit në Libi vazhdojnë trazirat për dorëheqjen e liderit të vendit Muammar Gaddafi, që ka drejtuar më shumë se 40 vjet vendin. Organizatat ndërkombëtare deklarojnë për mijëra të vdekur në përplasjet me trupat qeveritare.