Sot në moshën 79 vjeçare u nda nga jeta aktorja anglo-amerikane Elisabeth Taylor. Për këtë njofton kanali televiziv NBC. Në shkurt Elisabeth Taylor, shëndeti i së cilës vitet e fundit kishte pësuar lëkundje, u shtrua në spital me simptoma të pushimit të zemrës. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore pacientja qëndroi në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve. Elisabeth Taylor ka luajtur gati në 50 filma të ndryshëm dhe ka fituar dy çmime “Oskar”. Statujën e parë të artë ajo e fitoi për rolin e luajtur në filmin “Butterfield 8” në vitin 1960, të dytën pas 6 vjetësh për rolin në filmin “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”.