0Në Libi trupat e Muammar Gaddafit rifilluan luftimet ndaj qyteteve në lindje dhe në perëndim të Tripolit. Lideri libian nuk ka e humbur shpresën për kthimin e  kontrollit ndaj qyteteve Mistrat, Ez-Zintan dhe Axhabei. Sipas njoftimeve të kanalit televiziv “Al-Jaseera”, në rrugën drejt Mistratit po vërehen përplasje të rrepta me forcat e kryengritësve. Lëvizja e tankeve dhe artilerisë në këtë drejtim është ndalur nga goditjet e Forcave Ushtarako-Ajrore të koalicionit perëndimor. Ndërkaq opozita libiane ka krijuar qeverinë e përkohshme.