Kryetari i Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s Carl Lamers doli për fillimin e dialogut midis Gjeorgjisë dhe Rusisë. Duke marrë fjalën në seminarin, që u hap në Tbilisi të AP të NATO-s “Kaukazi në kontekstin global: perspektivat e Gjeorgjisë dhe normat ndërkombëtare”, ai u shpreh: “Unë jam i sigurt, se dialogu midis Gjeorgjisë dhe Rusisë do të fillojë, konflikti ruso-gjeorgjian duhet të zgjidhet me anë të rrugës paqësore. Me përpjekje të përbashkëta mund të arrihet rezultat në rregullimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”.