NATO po i demonstron gjithë botës dobësinë e vet. Brenda aleancës ekzistojnë divergjenca për sa i përket strukturës drejtuese politike të operacionit në Libi, mendojnë mjetet britanike të informimit masiv. SHBA-s po përpiqen ti dorëzojnë udhëheqjen e operacionit NATO-s. Uashingtoni dëshiron të kalojë në rol të dytë, për sa i përket Libisë, por askush nuk nxiton të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Turqia, Gjermania dhe Franca dalin kndës asaj, që drejtimi i veprimeve në Libi ti dorëzohet NATO-s, ndërkohë Italia dhe Norvegjia deklaruan, se nuk do të bashkohen me këtë operacion, derisa atë të mos e drejtojë NATO. Udhëheqjen e përkohëshme, derisa plotfuqishmëria ti kalojë NATO-s, mund ta marrë përsipër Britania e Madhe.