Rusia dënon si veprimet e Kryetarit të Libisë Muammur Gaddafi kundër popullsisë së vendit të vet, po ashtu dhe ushtrimin e forcës ushtarake kundër Tripolit nga ana e koalicionit të një sërë vendesh perëndimore, deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Masat, që ndërmori regjimi i Gaddafit, janë të papranueshme , pasi kanë shkaktuar një numur të madh viktimash , u shpreh ai. Kështu i karakterizoi deputeti edhe veprimet e koalicionit, të cilat dalin jashtë kuadrit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në projekt deklaratën e Dumës Shtetërore “Mbi situatën në Libi” është shprehur bindja, se fatin e Libisë mund ta përcaktojë vetëm populli i saj.