Ministria për Situatat e Jashtëzakonshme e Rusisë përfundoi operacionin kërkimoro-shpërtues në Japoni, që pësoi dëmtime nga tërmeti dhe cunami. Shpërtuesit rusë, që punojnë në zonën e fatkeqësisë, do të kthehen në Moskë. Njësia e MSJ ishte më e madhja në numur, që përbëhej nga 161 veta, të cilët punuan në rajonet e qyteteve Sendaj dhe Isinomaki. Fatkeqësisht, nuk u gjetën persona të mbijetuar. Numri i viktimave dhe të dëmtuarve si rezultat i fatkeqësisë natyrore e tejkaloi shifrën 23 mijë veta. Është konfirmuar vdekja e 9400 vetave.