0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi, se Moska do të vazhdojë përpjekjet e saj për rregullimin e konfliktit palestinezo-izraelit pavarësisht nga ndërlikimi i theksuar i situatës në rajon. Për këtë ai deklaroi në takimin në Moskë me Kryetarin e Administratës Kombëtare Palestineze Mahmoud Abbas. Presidenti i Federatës Ruse shpreson shumë në atë, se drejtimi negativ i zhvillimit të ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe në veri të Afrikës do të arrihet të kapërcehet. Mahmoud Abbas siguroi, se palestinezët po vazhdojnë përpjekjet me qëllim të arritjes së një paqeje të drejtë me izraelitët.